Skenare të ndryshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e shtetit po qarkullojnë ditëtve të fundit në koloaret politike dhe diplomatike. Një ndër ta është edhe rrëzimi i Qeverisë aktuale dhe formimi i një Qeverie të rrezikshme jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të ardhmen e vendit.
Sipas burimeve partiake dhe diplomatike që ka sigurar TS, ish kryeministri Zoran Zaev ka koketuar me kreun e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, që në rast të rrëzimit të kësaj qeverie, të formohet një qeveri e “shpëtimit kombëtar” e pastër me maqedonas. Sipas këtij skenari, Zaev rikthehet në krye të LSDM-së, si u.d. Kryetar dhe bashkë me VMRO-DPMNE formojnë Qeveri me shumicë absolute.
Qëllimin i këtij koalicioni do të jetë amnestia e të gjithë politikanëve dhe funksionarëve si nga LSDM edhe nga VMRO, të dyshuar për krim dhe korrupsion. Në retorikën e përditshme do të jetë edhe parandalimi i kushtëzimeve që mund ti bëjnë shqiptarët qeverisë. Ky skenar ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar, por dhe Prishtinën dhe Tiranën zyrtare. Me këtë do të pengohet edhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe hapja e bisedimeve me BE do të shtyhet për 10 vjet.