Mbrëmë (01-shkurt) rreth orës 02:45, në rrugën
“JNA” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë,
kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, i cili më
parë nga garazhi i një ndërtese banimi në rrugën”Dimo
Gavrovski” në Tetovë, në mënyrë të paligjshme ka marrë
një veturë “Mercedes” me shenja regjistrimi të Tetovës,
në pronësi të 57-vjeçarit Sh.T.T. nga Tetova. Vetura e
marrë, së shpejti është gjetë në rrugën “Mirçe Acev” në
Tetovë, dhe pas kryerjes së inspektimit e njëjta u kthye
tek pronari. Tek i mituri, gjithashtu janë gjetë dhe
konfiskuar edhe disa sende të cilat dyshohet se burojnë
nga kryerja e vjedhjeve. Ai është mbajtë në Stacionin
Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit
kundër tij do të përgatitet parashtresë e parashikuar me
ligj.