Qëllimi i këtyre aktiviteteve, të cilat do të realizohen në vazhdimësi në ditët në vijim, është parandalimi në kohë i dukurive dhe situatave të padëshiruara që do të vënë në pikëpyetje sigurinë e përgjithshme të nxënësve brenda dhe jashtë shkollave, para dhe pas përfundimit të orëve të mësimit. Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, pa përjashtim, do të ndërmarrë masa për sanksionimin e të gjitha lëshimeve dhe mangësive të konstatuara të kësaj natyre dhe karakteri, në mënyrë që të sigurohet siguri më e madhe personale dhe e përbashkët e nxënësve të shkollave të mesme në rajonin e Pollogut.