• Lajme nga Vendi
  • Lajme nga rajoni
  • Lajme nga bota
  • KRONIKA E ZEZË
  • Sport
  • SHOWBIZ
  • Teknologji
Transparent
Advertisement
  • BALLINA
  • Lajme
    • All
    • Lajme nga bota
    • Lajme nga rajoni
    • Lajme nga Vendi

    Organizatat nga Shkupi do te mund te aplikojne per financimin e projective arsimore ne qytetin e Shkupit

    Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Kurti, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

    Sulme fizike pas mesnatës në Tetovë

    Arestimi i ndodhur në Tetovë

    Profesori i mjekësisë “bën për spital” nxënësin nga Tetova

    Profesori i mjekësisë “bën për spital” nxënësin nga Tetova

    Arrestim te plakut pasi ishte sjellur…

    Apeli në Tetovë dhe dënimet e mosrespektimit të saj

    Tërmet i fortë-ndihet edhe në Tetovë

    Tërmet i fortë-ndihet edhe në Tetovë

    Ndodhit e vendit ne 8 Mars !!!

    Nikki Haley mposht Trumpin në Washington DC

    Nikki Haley mposht Trumpin në Washington DC

    Dy gra e rrahin një burrë në Prishtinë, arrestohet njëra nga të dyshuarat

    Dy gra e rrahin një burrë në Prishtinë, arrestohet njëra nga të dyshuarat

    • Lajme nga Vendi
    • Lajme nga rajoni
    • Lajme nga bota
  • KRONIKA E ZEZË
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • TEKNOLOGJI
  • ARGËTIM
  • SHËNDETI
No Result
View All Result

Escobar pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave

Publisher by Publisher
March 14, 2023
in Lajme nga rajoni
0 0
0
Escobar pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 15 mars do të vizitojë Serbinë. Zyrtari i lartë amerikan, siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, do të vizitojë edhe Kosovën gjatë kësaj jave.
Në Beograd, Escobar është paraparë të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Serbi do të zhvillohet tre ditë para rundit të ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, Escobar do të qëndrojë në Beograd pas vizitës dyditore të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili, po ashtu javën e kaluar qëndroi në Kosovë, për të përgatitur takimin e Ohrit.
SHBA-ja mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Uashingtoni po ashtu mbështet propozimin evropian për normalizimin e raporteve, i cili është pranuar më 27 shkurt nga Kosova dhe Serbia.
Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.
Më herët, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se një marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian “është thelbësore për normalizim” të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ende nuk e kanë nënshkruar propozimin, por janë pajtuar se nuk ka nevojë që për këtë dokument të ketë negociata të mëtejme.
Kurti është shprehur i gatshëm që në Ohër, nën ndërmjetësimin e BE-së, të nënshkruajë marrëveshjen, por Vuçiq ka deklaruar se nuk i shkon në mendje që ta nënshkruajë “kapitullimin e Serbisë”.
Megjithatë, Lajçak deklaroi më 14 mars se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është kushti kryesor për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
Për Asociacionin, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, më 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se marrëveshja e po atij viti nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit dhe tha se mund të harmonizohet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.
Por, më 13 mars, Kurti pranoi se Kosova është duke trajtuar 15 modelet e ofruar nga Bashkimi Evropian për Asociacionin, në mënyrë që “ne do të mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të drejtat e pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur edhe në vendin tonë”.
SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë bërë thirrje Kosovës që ta krijojë Asociacionin, Si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli janë shprehur kundër krijimit të një asociacionin që do t’i ngjasonte Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu siç ka shprehur droje Kurti.
Ndryshe, në propozimin evropian për normalizim, që përbëhet nga 11 nene, nuk janë përmendur në mënyrë eksplicite as marrëveshjet për themelimin e Asociacionit, e as njohja e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.
Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Tags: Lajme nga rajoni
Publisher

Publisher

Browse by Category

  • ARGËTIM
  • KRONIKA E ZEZË
  • Lajme
  • Lajme nga bota
  • Lajme nga rajoni
  • Lajme nga Vendi
  • Politikë
  • SHËNDETI
  • Show Biz
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2023 Transparent.mk - Premium Webpage news & magazine theme by NNCREATIVE.MK

No Result
View All Result
  • Lajme nga Vendi
  • Lajme nga rajoni
  • Lajme nga bota
  • KRONIKA E ZEZË
  • Sport
  • SHOWBIZ
  • Teknologji

© 2023 Transparent.mk - Premium Webpage news & magazine theme by NNCREATIVE.MK

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?